Moti sot në Kosovë, i ndryshueshëm

by Merita

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, ku krejtësisht në fund të ditës mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar, përpara se të shtrihet sistemi me reshje gjatë natës.

Sipas Meteo Kosova, era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, me shpejtësi prej 15-52 km/h.

banner

Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy