Osmani kthehet në Kosovë, pret në takim ambasadorin francez

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas kthimit nga Gjermania, ka pritur sot në zyrën e saj, ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliveir Guerot.

Siç njofton Zyra për Media e Presidencës, Osmani dhe Guerot kanë biseduar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë, për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Francës në fushatë të ndryshme të interesit të përbashkët si dhe për prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy