Punëtorët teknik në Kuvendin e Kosovës në grevë! Paga aktuale e tyre është 275 €

by engel

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nga sot kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është që paga të rritet në 550 euro. Pasi e filluan grevën thanë se nuk do të ndërpresin grevën derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtoreve teknik të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta, pasi për gati 3 vite janë duke bërë kërkesa që pagat të rriten.

banner

Ajo ka thënë se pagat aktualisht i kanë 275 euro dhe nuk u paguhet as shujta e ushqimit e as udhëtimi.

“Kërkesa jonë është 550. Patjetër, në nuk e ndërpresim deri në plotësimin e kërkesave”, ka thënë Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy