Klubi kryeqytetas shkarkon trajnerin pas 4 ditësh kampionati.
“AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossin nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është miratuar në interes të ekipit, në mënyrë që të mund të rifillojë menjëherë rrugën e dëshiruar, në një kohë kur Sezoni është ende në fillimin e tij. Për Daniele, i cili do të jetë gjithmonë në shtëpi në klubin Giallorossi, një falënderim të përzemërt për punën e kryer me pasion dhe përkushtim muajt e fundit”, thuhet në njoftimin e klubit, shkruan Informim.net.
De Rossi kishte zbritur në pankinën e verdhë e kuqëve në janar, pas shkarkimit të José Mourinhos.
Në qershor, Roma njoftoi rinovimin e kontratës së De Rossit deri në vitin 2027: tani, pas 3 barazime dhe një humbje në 4 ditët e para të kampionatit, ai shkarkohet. /Informim.net