PEJË/Pezullimi nga shkolla i nxënëses me shami, Prokuroria nis hetimet

by Nexhat

Prokuroria Themelore e Pejës ka filluar hetimet lidhur me rastin e një nxënëseje nga Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, e cila u pezullua nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi

banner

“Pasi kemi pranuar informatat përmes email-it zyrtar për rastin në fjalë, çështja i është ndarë një prokurorit të shtetit , i cili do ta trajtoj rastin se a ka elemente të veprës penale
“Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nikçi.

Ky vendim për hetim vjen pas raportimeve se shkolla ka pezulluar nxënësen për shkak të shkeljes së rregullave të brendshme që ndalojnë mbulesat fetare brenda institucioneve arsimore publike.

Në letrën e saj drejtuar shkollës dhe institucioneve arsimore, nxënësja ka theksuar se dëshiron të ushtrojë të drejtën e saj për të zgjedhur veshjen fetare dhe se bartja e shamisë është pjesë e lirisë së saj të shprehjes dhe zgjedhjes, duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës dhe deklaratave të kryeministrit për liritë fetare.

Ajo ka argumentuar se vendimi për pezullim është në kundërshtim me nenin 55 të Kushtetutës së Kosovës, i cili përcakton se të drejtat dhe liritë kushtetuese mund të kufizohen vetëm përmes ligjeve, dhe jo përmes udhëzimeve administrative.

Prokurori i çështjes pritet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe më pas të marrë vendim nëse do të niset ndonjë procedurë penale lidhur me këtë rast

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy