Kurti | Rënia e Heroit Afrim Bunjaku dëshmi se Kosova edhe i del zot vetes, edhe ngadhnjenë në çdo betejë

by engel

Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes, edhe ngadhënjen në çdo betejë. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti, pas vizitës në familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë një vit më parë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në një deklaratë për gazetarët, Kurti deklaroi se sot askush nuk mund ta cenojë sigurinë dhe stabilitetin e vendit të tij, pasi shteti kontrollon të gjithë territorin e vendit, teksa theksoi që edhe numri i policëve po rritet.

“Sot Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë dhe stabilitetin dhe që nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë anëekënd Kosovës ku është shteti i Kosovës, i Republikës demokratike të pavarur. Numri i policëve e kadetëve të rinj po rritet. Morali i policisë e ushtrisë sonë kurrë nuk ka qenë më i lartë” ka thënë Kurti.

Sipas kreut të qeverisë së Kosovës flijimi i Afrim Bunjakut ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. Kurti theksoi se forcat armike fshihen në Serbi pas ikjes me turp nga kosova një vit më parë.

“Ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjenerata e ardhshme. Ata policë që ishin në betejë me të nuk lejuan që trupi i pajetë i heroit tonë të bjerë në duart e forcave armike që ishin të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë që kishin armatim më shumë. Ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre dhe sot fshihen në Serbi se dinë që e kanë të humbur betejën me shtetin tonë”, u shpreh Kurti.

Ai akuzoi sërish Serbinë si përgjegjëse për sulmin e Banjskës dhe kërkoi nga ndërkombëtarët që Serbia të japë llogari për këtë ngjarje.

“Serbia është përgjegjëse dhe duhet të japë përgjegjësi dhe në këtë pikë kërkojmë mbështetjen e faktorëve ndërkombëtare”.

Kurti njoftoi gjithashtu se kujtimi i heroit Afrim Bunjaku do të jetësohet me rrugën që mban emrin e tij.

“Idealet e dëshmorëve për ne do t’i jetësojmë dhe po i jetësojmë. Kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë. Sot në Banjskë është vendosur tabela rruga Afrim Bunjaku. Kjo është rruga e të gjithëve ne. Lavdi Afrim Bunjakut dhe dëshmorëve të Kosovës!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023