Brazili nominon për Oscar filmin me ‘të vërteta’ mbi diktaturën

by Merita

Filmi që denoncon diktaturën ushtarake në Brazil “Jam akoma këtu” u zgjodh nga Akademia Braziliane e Filmit për të konkurruar në përzgjedhjen për çmimin Oscar 2025 në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Filmi i regjisorit Walter Salles tregon tragjedinë që ndodhi në familjen e deputetit socialist Rubens Paiva – i vetmi parlamentar që u vra gjatë regjimit autoritar – i cili vdiq në 1971 pas një burgimi të gjatë.

banner

I frymëzuar nga libri i Marcelo Rubens Paiva, filmi tregon historinë e familjes duke përdorur si element qendror figurën e gruas së parlamentarit, Eunice, e detyruar të rishpikte jetën e saj të shkatërruar nga abuzimet e diktaturës dhe më vonë bëhet një aktiviste e rëndësishme e të drejtave të njeriut.

Protagonisten e luan aktorja Fernanda Montenegro.

“Jam akoma këtu” fitoi çmimin për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Venecia.

“Jam krenare që kryesoj këtë komitet, i cili ishte unanim në zgjedhjen e këtij filmi të madh për kujtesën, një portret emocionues i një familjeje nën një diktaturë ushtarake,” tha presidentja e komisionit përzgjedhës, Barbara Paz.

“Ky është një moment historik për kinemanë tonë. Nuk kam dyshim se ky film ka një shans të madh për ta rikthyer Brazilin në majat e botës. Ne, në industrinë audiovizive braziliane e meritojmë”, përfundoi ajo./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy