Filloi seanca përgatitore për sulmin terrorist në Banjskë

by engel

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca përgatitore në rastin Banjska, bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator kundër 45 personave, përfshirë Millan Radoiçiqin. Shumica prej tyre janë të paarritshëm për sistemin gjyqësor të Kosovës.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm tre të arrestuar dhe përfaqësuesit e palës së dëmtuar në rastin Banjska.

Prokuroria konfirmoi se të pranishëm janë vetëm tre të arrestuar dhe kërkohet që të sigurohet prania e të gjithë të akuzuarve, ose që ata të gjykohen në mungesë.

Derisa prokuroria tha se ndryshimet në Kodin Penal e mundësojnë gjykimin në mungesë, avokati mbrojtës Ljubomir Pantoviq theksoi se nuk ekziston bazë ligjore për një gjë të tillë.

Kjo seancë vjen një ditë pas përvjetorit të sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues serbë.

Aktakuza i ngarkon shumicën e tyre për kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Besohet se ai dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi të armatosur ndodhen në Serbi.

Në paraburgim në Kosovë ndodhen vetëm tre persona që u arrestuan gjatë sulmit në Banjska: Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq./REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023