“U pikëllova, por e përkrah”, reagon shefi i OpenAI pas largimit të shqiptares Mira Murati nga kompania

by Merita

Drejtori i kompanisë OpenAI, Sam Altman, e ka falënderuar shqiptaren Mira Murati për kontributin e dhënë në gjashtë vjetët për kompaninë me inteligjencë artificiale, ChatGPT, duke thënë se vendimi i saj për t’u larguar ishte pikëllues.

Altman ka shkruar në platformën “X” se e përkrah ish-drejtoreshën e Teknologjisë brenda ChatGTP-së për vendimin, duke thënë se Murati “ka ndërtuar ekip të fuqishëm që do të vazhdojë të përparojë”.

banner

Ndër të tjera ai është shprehur se kompania amerikane do të vazhdojë punën për breza të ardhshëm.

“Kur Mira më njoftoi në mëngjesin e sotëm se po largohej, u pikëllova por sigurisht e përkraha vendimin e saj. Gjatë vitit të kaluar, ajo ndërtoi ekip të fortë drejtuesish që do të vazhdojë përparimin tonë. Unë gjithashtu dua të njoftoj se Bob dhe Barrett kanë vendosur të largohen nga OpenAI. Mira, Bob dhe Barret i morën këto vendime në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe miqësisht, por koha e vendimit të Mirës ishte e tillë që kishte kuptim ta bënim menjëherë…I jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithëve për kontributin e tyre”, thuhet në mesazhin e Altman në X.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy