Duda Balje thotë se një 20-vjeçar u rrah nga sigurimi në festën për Ditën e Boshnjakëve: Përfundoi në spital(VIDEO)

by Nexhat

Deputetja Duda Balje thotë se një 20-vjeçar nga fshati Gërnçar i Prizrenit u rrah mbrëmë në koncertin e mbajtur me rastin e Ditës së Boshnjakëve.

“Në koncertin që u mbajt mbrëmë me rastin e Ditës së Boshnjakëve, një djalë 20 vjeçar nga fshati Gërnçari H.M u rrah vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po luanin në podium”, shkroi Balje.

“Ai është sulmuar fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë. Në ditën që festuam, u shkelën të drejtat elementare që duhet t’i kishte çdo njeri”, shkroi ajo, duke publikuar një video.

Balje u ka bërë thirrje organeve kompetente që “të merren seriozisht me këtë rast dhe t’i ndëshkojnë autorët në mënyrë që i riu që përfundoi në spital për shkak të lëndimeve të marra dhe familjarët e tij të ndihen më të sigurt dhe raste të tilla të mos përsëriten më”

“Askush nuk duhet t’i japë vetes të drejtën për diçka të tillë, si e justifikoni dhunën fizike të disa personave ndaj një të riu???”, shkroi Balje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023