PRIZREN/Prokuroria jep detaje për aksionin e fajdeve: Të dyshuarit i kanë dhënë para viktimës me kamatë mujore 25%

by Nexhat

Prokuroria në Prizren ka njoftuar për aksionin që u zhvillua sot atje e që përfundoi me tre të arrestuar për “Fajde” e “Detyrim”.

A.Th., I.Th. dhe J.Th. dyshohet se e kanë shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës dhe të njëjtit i kanë dhënë para me kamata mujore prej 25 për qind.

banner

Viktima e ka paguar disa herë kamatën mujore dhe kur nuk ka arritur ta paguajë të dyshuarit i kanë vënë kamatë javore të cilat më pas kanë qenë të papërballueshme për viktimën.

“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i pagaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën.”

Gjatë aksionit janë sekuestruar dy automjete, para të gatshme dhe prova tjera.

“Kontrolli është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuar. Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy (2) automjete, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekur. Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtit, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy