Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

by informim peje

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në llogarinë e PK-së në Facebook.

banner

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuar kërkohet për veprën vjedhje”, thuhet në njoftimin e policise.

Gjithashtu luten qytetarët që të ofrojnë çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy