IKSHPK rekomandon mos pirjen e ujit të Badocit, shkak vlerat e manganit

by engel

Rezultatet laboratorike të mostrave të marra nga uji i Badovcit kanë dalë se ka tejkalim të standardit për mangan. Si rrjedhojë, rekomandohet që uji të mos pihet. 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka thënë se 15 mostra nga numri total i mostrave të marra më 3 tetor rezultojnë me tejkalim të standardit për mangan, ku tejkalimet fillojnë nga vlera më e ulët prej 0.062mg/L deri në vlerën më të lartë 0.250 mg/L. E, për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu, norma e lejuar për mangan në ujë të pijes është 0.05 mg/L. 

banner

IKSHPK ka sqaruar se në kohën e ndërrimit të stinëve, “paraqitja e fenomenit të manganit në liqenin  e Badocit është dukuri e vazhdueshme”. 

“Të dhënat e analizave të bërë dhe  krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, na tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit  kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj IKSHPK  për  këtë periudhë rekomandon që uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale”, thuhet në njoftimin e institutit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy