Ministri i Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se sot ka vizituar ish-ndërtesën e Komunës paralele e ilegale të Mitrovicës, ku MMPHI tash ka hapur Njësinë e Patentë Shoferit.
Aty sot u zhvillua testimi teorik për 40 kandidatë
Në një postim në ‘Facebok’, Aliu ka thënë se kjo shënon herën e parë në historikun e Kosovës që ky shërbim po ofrohet në veri të Mitrovicës.
“Sot vizituam ish-ndërtesën e Komunës paralele e ilegale të Mitrovicës, ku MMPHI tash ka hapur Njësinë e Patentë Shoferit. Aty sot u zhvillua testimi teorik për 40 kandidatë. Kjo shënon herën e parë në historikun e Kosovës që ky shërbim po ofrohet në veri të Mitrovicës”, ka shkruar Aliu në ‘Facebook’.
Ndryshe ky proces vjen pas përfundimit të afatit për konvertimin e patentë shoferëve ilegal të lëshuara nga autoritetet serbe, në ato të Republikës së Kosovës.