Dihet data e fillimit të gjyqit për Puff Diddy, dihen edhe aktakuzat e vërtetuara ndaj tij

by engel

Gjyqi i producentit dhe këngëtarit të njohur amerikan Sean “Diddy” Combs do të fillojë më 5 maj 2025, sipas një vendimi të gjyqtarit Arun Subramanian gjatë një seance paraprake. Diddy, i cili u paraqit në gjykatë për herë të parë në Nju Jork, përballet me akuza të rënda për trafikim seksual, rrëmbim, punë të detyruar, zjarrvënie, posedim droge, ryshfet dhe pengim të drejtësisë.

Aktakuza prej 14 faqesh e detajon se Combs organizonte festa të njohura si “Freak Off”, ku të pranishmit thuhet se detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale. Ai akuzohet gjithashtu për përdorimin e ndikimit të tij për të manipuluar viktimat përmes kërcënimeve dhe dhunës psikologjike, verbale dhe fizike. Gjithashtu, raportohet se Combs u ofronte ryshfet dëshmitarëve dhe viktimave për të heshtur ose për të dhënë dëshmi të rreme.

banner

Diddy i ka mohuar të gjitha akuzat dhe nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim deri në 15 vjet burg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy