Sherri mes Olsa Muhametit dhe Einxhel Shkirës paska qenë i vërtetë.
Thashethemet mbushën ‘rrjetin’ ditën e djeshme se mes producentes Olsa Muhameti dhe opinionistes së mundshme Einxhel Shkira kishte pasur mosmarrëveshje të mëdha, aq sa kanë bërë që kjo e fundit të humbasë pozicionin si opinioniste.
Einxhel spikati në Big Brother Vip Albania 2 për inteligjencën e saj dhe ra në sy të autores Olsa Muhameti, duke i dhënë mundësinë për të qenë opinioniste në BBVK, këtë sezon.
Mesa duket, shprehja popullore ‘Uthulla e fortë thyen enën e vet’ ze vend tek Einxhel, e cila nuk ka dashur të bashkëpunojë, duke ia lënë vendin kështu Olta Gixharit.
Si mendim-dhënëse aktoren e kemi parë në jurinë e Dancing With The Stars dhe duhet thënë që ka ditur ‘të trazojë ujërat’, por nuk e dimë se sa e suksesshme mund të jetë si opinioniste në Big Brother Kosova.
Në krah të Oltës do jetë opinionist edhe Milaim Zeka, gazetari që hyn në kategorinë ‘Nuk ta përtoj fare’.