Ministri Hasani takon kryetaren e Presheves, Ardita Sinanin

by engel

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinanin. Hasani tha se kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale. Ai ka shkruar se gjatë takimit ka rikonfirmuar angazhimin e veçantë të Qeverisë Shqiptare ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës.

Postimi i plotë:
Me Ardita Sinanin, kryetaren e Komunës së Preshevës.
Kënaqësi të ndanim me të diskutime frytdhënëse mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, socialë dhe ekonomikë në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.
Rikonfirmova vëmendjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.
Jo vetëm mbështetje politike por edhe nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe punësimit.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy