Radioja në Poloni shkarkon gazetarët, i zëvendëson me “prezantues” të Inteligjencës Artificiale

by Merita

Një radio në Poloni ka shkaktuar polemika pasi shkarkoi gazetarët duke i zëvendësuar me “prezantues” të Inteligjencës Artificiale.

Radio Krakow e ka cilësuar këtë si “eksperimenti i parë në Poloni në të cilin gazetarët…janë personazhe virtualë të krijuar nga AI”.

Stacioni tha se tre avatarët e tij janë krijuar për të arritur dëgjuesit më të rinj duke folur për çështje kulturore, arti dhe sociale, duke përfshirë shqetësimet e njerëzve LGBTQ+.

“A është inteligjenca artificiale më shumë një mundësi apo një kërcënim për median, radion dhe gazetarinë? Ne do të kërkojmë përgjigje për këtë pyetje”, shkroi në një deklaratë kreu i stacionit, Marcin Pulit.

Ndryshimi mori vëmendje pasi Mateusz Demski, një gazetar i cili deri vonë drejtonte një emision në stacion, publikoi një letër të hapur duke protestuar për “zëvendësimin e punonjësve me inteligjencë artificiale”.

“Është një precedent i rrezikshëm që na godet të gjithëve“, shkroi ai dhe argumentoi se mund të hapë rrugën “për një botë në të cilën punonjësit me përvojë të lidhur me sektorin e medias për vite dhe njerëzit e punësuar në industritë kreative do të zëvendësohen nga makinat”.

Më shumë se 15,000 e nënshkruan peticionin deri të mërkurën, tha Demski për Associated Press.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy