73
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar nga persona të njohur për Policinë dhe vetë kryetarin Muhaxheri.
Sulmi ka qenë i papritur dhe tinzar.
Nga ky sulm, z. Muhaxheri ka pësuar lëndime dhe është paraqitur në emergjencën e Pejës për të marrë mjekimet e duhura.
Rasti është paraqitur ne polici dhe kjo e fundit po merret me hetimin rreth këtij sulmi.
Ndërkohë, LDK-ja në Pejë e ka cilësuar këtë si një sulm qyqar, me prapavija politike në kuadër të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve që po afrohen.
LDK-ja në Pejë qendron fuqishëm me Gazmend Muhaxheri, dhe dënon ashpër aktin qyqar kundër tij.