Kapen mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës, vlera arrin në 30 mijë euro

by Nexhat

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë.

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 €.

banner

“Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 €. Githashtu sot në mengjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve”, njofton Dogana e Kosovës.

Te gjitha mallrat i janë nënshtruar sekuestrimit deri ne përfundimin e procedurave Doganore, si dhe palët e involvuara jane gjobitur në pajtueshmëri me Kodin Doganor.

Vlera e mallrave të zbuluara sipas Doganës arrinë në mbi 30.000 mije euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy