Bajrami e ashpër me ministren Rizvanolli: Asnjëherë s’ke treguar sa ka kushtuar energjia në veri

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është përfshirë në një polemikë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sa i përket kostos së energjisë të paguar për pjesën veriore.

Ishte ministrja Rizvanolli e cila fillimisht tha se po thuhen shumë të pavërteta për çmimin e energjisë në veri.

banner

“Sa i përket energjisë elektrike dhe subvencionimit të energjisë elektrike u thanë aq shumë të pavërteta sa nuk po di nga t’ia filloj, si dhe për çmimin e energjisë elektrike, siç janë thënë edhe shumë herë të tjera”, tha ministrja Rizvanolli në seancë plenare.

E ashpër me të u tregua deputetja Bajrami, e cila e ftoi ministren Rizvanolli ta thotë të vërtetën e saj.

Teksa lexoi çmimin sipas pasqyrave financiare të KOSTT-it, Bajrami tha se bordi i KOSTT nëse ka thënë të pavërteta i jep llogari deputetëve. Ndërsa e akuzoi ministren se asnjëherë s’ka treguar se sa ka kushtuar energjia në veir.

“Ministre Rizvanolli, pasi u thënë shumë të pavërteta, pse bre s’po e thu të vërtetën tane. Del, trego, të lutem trego sa të ka kushtu energjia elektrike në veri. Unë po them sipas pasqyrave financiare të KOSTT-it, 4.5 milionë më 2019, 8.7 milionë në 2020, 2021 janë 51.6 milionë, 2022 janë 78 milionë, 2023 janë 35.7 milionë. Cila është e pavërteta? Dil, thuje e thirrim KOSTT-in. Ata i raportojnë Kuvendit edhe i thojmë pse po thoni të pavërteta, kaq. Thuje të vërtetën tane. Asnjëherë s’ke qenë në gjendje me thanë kaq ka kushtu energjia në veri. Dil thuje të vërtetën, mos e le askë me spekulu. Kaq e thjeshtë. Po po thuni të pavërteta, po unë s’kam të vërtetë!”, deklaroi deputetja Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy