Diplomati francez në KS të OKB kërkon që Kosova t’i respektojë obligimet ndërkombëtare  për Specialen

by Nexhat

Përfaqësuesi i Francës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Jay Dharmadhikari, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai ka shprehur qëndrimin e Francës edhe për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat kanë kaluar në dy lexime në Kuvendin e Kosovës.

banner

Sipas tij këto ndryshime  janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

“Franca kërkon nga Kosova që plotësisht t’i respektojë obligimet ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin gjyqësor të Dhomave të Specializuara”, tha ai.

Dharmadhikari ka folur edhe për sulmin terrorist në Banjskë, duke e cilësuar të papranueshme që, edhe tri vjet pas vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku, përgjegjësit për sulmin ende nuk janë sjellë para drejtësisë.

“Nuk është e pranueshme që përgjegjësitë për Banjskën të mbeten në liri. Autorët e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë e të mbahen përgjegjës”, ka deklaruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy