Pallaska për Qeverinë e VV-së: Synojnë diktaturën sepse duan të mbesin në pushtet pa rezultate

by Nexhat

Dastid Pallaska, njohës i çështjeve politike, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk dinë të qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje nuk iu mjaftoi as fitorja me 50.01% të votave.

banner

Tutje, ai ka shtuar se shumica e pushtetarëve nuk kanë qenë të punësuar para se të marrin funksione politike.

Kësisoj, Pallaska shton se synojnë diktaturën për ta mbajtur pushtetin pa rezultate.

“Kësaj qeverie nuk i mjafton fitorja prej 50.01% se nuk dinë çka me bo me to.  Thjeshtë, nuk dijnë me qeverisë!!!  Me gjasë, këta nuk dijnë asgjë. Kjo është një prej arsyeve pse shumica e tyre nuk kanë qenë as të punësuar para marrjes së funksioneve publike. Këta e synojnë diktaturën se vetëm kështu mund të qëndrojnë në pushtet pa asnjë rezultat dhe të mbesin të punësuar pa punuar”, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy