36
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 ka shënuar një fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Spanjës U19.
“Dardanët” ishin duke humbur 0:2 por arritën ta përmbysin rezultatin, dhe shënuan fitore spektakolare në minutat e fundit me rezultatin 3:4.
Golin në minutat e fundit për t’ia siguruar tri pikë Kosovës e shënoi futbollisti i Llapit, Elvir Gashijani.
Golat e tjerë për Kosovën i shënuan: Grabovci, Gashi dhe Jimenez (autogol).
Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e dytë. “Dardanët” ndeshjen e fundit e zhvillojnë ndaj Ishujve Faroe U19.