Presidentja Osmani pret në takimin lamtumirës ambasadorin bullgar, e falënderon për angazhimin

by Merita

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takimin e lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev.

Ajo e ka falënderuar ambasadorin Gudjev për angazhimin dhe përkushtimin.

banner

“Në këtë takim, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Gudjev për angazhimin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, duke vlerësuar lart kontributin në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë në mes dy shteteve, i cili ka kontribuar në avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si ekonomia, arsimi, kultura dhe mbështetja diplomatike. Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes bullgare në rrugëtimin euro-atlantik dhe në fuqizimin e pozitës  ndërkombëtare të Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy