Sipas medias saudite al Arabiya, objektivi i sulmit ishte komandanti suprem i Hezbollahut, Muhammad Haydar.
Në natën e kaluar, një sulm ajror izraelit goditi një pallat tetëkatësh në qendër të Bejrutit. Të paktën njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 63 të tjerë u plagosën. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të zhdukur.
Ky është sulmi i katërt brenda një jave që godet kryeqytetin libanez dhe, sipas medias saudite al Arabiya, objekti i këtij sulmi ka qenë komandanti suprem ushtarak i Hezbollahut, Muhammad Haydar, por nuk dihet nëse ai është goditur.
Sulmet e fundit izraelite kanë pasur si qëllim kryesisht lagjet jugore të Bejrutit, të kontrolluara nga Hezbollah.
Të dielën, një sulm ajror izraelit vrau një funksionar të mediave të organizatës islamike në lagjen Rasal-Nabaa, në qendër të Bejrutit.
Edhe në Gaza, sulmet vazhduan gjatë natës. Shërbimi i emergjencës i vendit raportoi se gjatë sulmeve ajrore dhe goditjeve me artileri izraelite, të paktën 19 persona, përfshirë fëmijë, humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën.