FIGURA E NËNËS TEREZE NË RRAFSHIN KOMBËTAR SHQIPTAR DHE ATË NDËRKOMBËTAR!

by Nexhat

Pa dyshim që figura e Nënës Tereze.mund te perceptohet si pasqyrimi me Human i gjitha virtyteve shqiptare, të mishëruara më parë nga personalitete të mirënjohura te historisë tonë kombetare.

Shkruan: Ahmet Asani

banner

Nëse e analizojme veprën e Nënës Terezë në aspektin e vazhdimësisë se gjenetikës dhe traditave arberore-shqiptare, del se ajo vërtetë simbolizon virtytet më të çmuara të shqiptarëve, si bujaria, mikpritja dhe përkushtimi për të ndihmuar të tjerët, cilësi këto që lidhen historikisht me shqiptarët, pavarësisht përkatësive fetare.

Sikur Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që përfaqëson personalitetin mbrojtes te tokës dhe identitetit shqiptar, po ashtu edhe Nëna Terezë, në mënyrën e saj shpirtërore, duke e lidhur misionin e saj me rrënjët e saja shqiptare de fakto mbrojti tokat shqiptare.

Sikur Pjetër Bogdani, që kontribuoi me vepra per mbrojtjen e identitetit shqiptar në një kontekst të vështirë fetar dhe politik, po ashtu edhe Nëna Terezë, në mënyrë të ngjashme, mbrojti dinjitetin shqiptarëve duke i dhënë zë në skenën globale.

Sikur Papa Klementi XI (Giovanni Francesco Albani), i cili shërbeu si Papë nga viti 1700 deri në 1721, qe kishte pranuar vet rrenjet e tij shqiptare, që është një shembull tjetër i ndikimit të shqiptarëve në botën fetare dhe politike të asaj kohe, edhe Nëna Terezë mund të shihet si një vazhdimësi e porosisë gjenetike duke deshmuar që shqiptarët vazhdojnë të kenë personalitete në historinë e krishterimit dhe jo vetëm.

Prandaj, me te drejtë mund te thuhet se perspektiva e perjetimit Nënes Terezë si një vazhdimësi gjenetike kombetare e Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit e Papa Klementit XI, e forcon idenë se shqiptarët kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për perparimin e botës, kontribute të cilat nuk duhen kufizuar nga dallimet fetare apo ideologjike.

Nëna Terezë mbetet një figurë që ka frymëzuar dhe vazhdon te frymëzoj jo vetem shqiptaret por edhe shumë njerëz të botës nga të gjitha fushat e jetës, duke i shtyrë ata të reflektojnë mbi dashurinë, sakrificën dhe shërbimin ndaj njerëzimit. Në vazhdim po i permendim vetëm disa nga figurat qe kanë pranuar rolin frymëzues te Nënes tereze në veprimtatrinë e tyre.

#Shkencëtaret e shkencave natyrore:

1. Shkencëtari japonez i njohur për analizat e ujit është Masaru Emoto që

u bë i famshëm për teorinë e tij se ndërgjegjja njerëzore dhe fjalët mund të ndikojnë në strukturën molekulare të ujit, zhvilloi eksperimente ku shkroi fjalë pozitive dhe negative, ose përdori muzikë dhe lutje, për të parë efektin e tyre në kristalet e ujit gjatë ngrirjes. Ai besonte se fjalët e dashurisë, mirënjohjes dhe paqes krijonin kristale të bukura dhe simetrike, ndërsa ato të urrejtjes ose zemërimit prodhonin forma kaotike. Për nder të Nënës Terezë, Emoto përdori fjalët e saj, si “Dashuria fillon në shtëpi” dhe “Paqja është e mundur”, në një eksperiment që tregonte kristale të ujit shumë të bukura dhe harmonike kur ekspozoheshin ndaj këtyre mesazheve pozitive.

Astrofizikani i njohur Carl Sagan, përmendi Nënën Terezë si shembull të një individi që mishëronte dhe praktikonte dashurinë dhe dhembshurinë, një cilësi që e konsideronte thelbësore për njerëzimin.

Stephen Hawking, megjithëse skeptik ndaj fesë, ka pranuar ndikimin e madh të saj në ndihmën e të varfërve dhe të vuajturve.

#Shkrimtarêt :

Mitch Albom, në librin e tij “Have a Little Faith,” përmend Nënën Terezë si një shembull frymëzimi për humanizmin dhe përkushtimin ndaj të tjerëve.

Maya Angelou, poete dhe aktiviste, e ka lavdëruar shpesh për përulësinë dhe punën e saj me njerëzit më në nevojë.

#Lideret fetar

1. Papa Gjon Pali II kishte respekt të jashtëzakonshëm për Nënën Terezë. Ai e cilësoi si një simbol të dashurisë, mëshirës dhe përkushtimit të plotë ndaj njerëzve në nevojë, veçanërisht të varfërve, të sëmurëve dhe të përjashtuarve nga shoqëria. Disa nga fjalët më të njohura të tij për të përfshijnë: “Nëna Terezë ishte një ikonë e mirëdashjes së Hyjit për të gjithë ata që ishin të braktisur dhe në margjinat e shoqërisë. Jeta dhe vepra e saj janë një dëshmi e fuqishme e dashurisë së Krishtit në botën bashkëkohore.”

Papa Gjon Pali II luajti një rol kyç në procesin e kanonizimit dhe te shenjterimit të Nënës Terezë.

Papa Françesku dhe Shenjtërimi i Nënës Terezë; megjithëse Papa Gjon Pali II nuk ishte gjallë për të përfunduar këtë proces, puna e tij ishte vendimtare për nisjen dhe përshpejtimin e tij. Përfundimisht Nëna Terezë u shpall e shenjtë më 4 shtator 2016 nga Papa Françesku.

Dalai Lama, lideri shpirtëror tibetian, ka shprehur respekt të madh për punën e saj, duke e quajtur “një shembull i dashurisë dhe mëshirës universale.”

#Politikanë te cilët patën respekt per vepren dhe Frymën e Nënës Tereze

▪︎ Bill Clinton, ish-president i SHBA-së, Nënën tereze e përshkroi si “simbolin më të madh të dhembshurisë që bota ka njohur ndonjëherë.”

▪︎ Barack Obama, ish-presidenti i SHBA-së, në një fjalim ka theksuar: “Siç na mësoi Nëna Terezë, dashuria fillon me një akt të vogël dhe përhapet në mënyra të pabesueshme.”

▪︎ Narendra Modi, kryeministri i Indisë, e ka vlerësuar punën e saj për ndihmën që ajo dha në komunitetet më të varfra të Indisë.

#Figura nga arti dhe kultura

▪︎ Bendi i famshëm U2, dhe lideri i tyre Bono, kanë përmendur Nënën Terezë në intervista si një shembull i përulësisë dhe shërbimit ndaj njerëzimit.

▪︎ Malala Yousafzai, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, e ka cilësuar Nënën Terezë si frymëzim për punën e saj për arsimin e vajzave.

#Akademikë dhe historianë

▪︎ Historianët si Paul Johnson dhe David Landes kanë shkruar për ndikimin e Nënës Terezë në historinë moderne, duke e cilësuar si simbol të dhembshurisë në një botë gjithnjë e më të përçarë.

▪︎ Nga e gjithë kjo qe u tha me larte mund te perfundojmë se figura e Nënës Terezë, ka ndikuar jashtëzakonisht pozitivisht në imazhin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, sepse ajo mishëroi vlera universale të humanizmit, dhembshurisë dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë, e qe per imazhin tonë si popull që historikisht jemi përballur me stereotipe dhe paragjykime, del te jetë teper e rendesishme.

▪︎ Edhe pse Nëna Terezë u bë një figurë universale dhe shpesh identifikohej më shumë si një murgeshë katolike ndërkombëtare, ajo kurrë nuk e mohoi prejardhjen e saj shqiptare.

Shprehja e saj e famshme: “Me gjak jam shqiptare, me shtetësi indiane, me besim katolike dhe me zemër i përkas botës,” tregon krenarinë e saj për rrënjët shqiptare. Kjo ka ndihmuar në rritjen e krenarisë kombëtare dhe përforcimin e identitetit kulturor të shqiptarëve.

▪︎ Puna dhe emri i saj me te drejtë janë përdorur, perdoren dhe duhet të perdoren për të promovuar kulturën shqiptare në botë. Ne kete drejtim eshte vepruar me vend dhe drejt kur sheshit kryesor në Prishtinë dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës i eshte lene emri Nëna Tereze.

▪︎ Popullit shqiptar me përbërje fetare të larmishme, Nëna Terezë i ka shërbyer dhe i shërben si një figurë bashkuese, duke përfaqësuar vlera që i tejkalojnë dallimet fetare. Mesazhet e saj të dashurisë dhe paqes kanë ndihmuar në ndërtimin e një imazhi të shqiptarëve si një popull i tolerancës dhe harmonisë fetare.

▪︎ Për fund, mendoj dhe dëshiroj që figura e Nënës Terezë të shikohet e përjetohet, jo siç e shohin disa si figurë që ndanë, por, si një FIGURË QË BASHKON GJITHË SHQIPTARËT përtej ndasive, duke u bazuar në vlerat tona kombëtare dhe ato njerzore te dashurisë, tolerancës dhe mirëkuptimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy