Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit

by Merita

Hekuri është një mineral thelbësor që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjenin nga mushkëritë në organe dhe inde. Kjo është e rëndësishme sepse çdo qelizë në trup ka nevojë për oksigjen për të funksionuar siç duhet.

Megjithatë, rrethana të caktuara, të tilla si humbja e gjakut, një dietë jo e shëndetshme ose përthithja e dobët e hekurit, mund të bëjnë që nivelet e hekurit të ulen shumë, duke krijuar një mungesë.

banner

Ndonëse shumica e njerëzve nuk e dinë se kanë mungesë hekuri derisa të bëjnë një test gjaku, ekspertët renditin disa simptoma që mund të jenë tregues.

Lodhja

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së hekurit, por mund të jetë e lehtë të neglizhohet.

Nëse keni qenë jashtëzakonisht të lodhur për më shumë se një muaj dhe ndiheni të dobët, nervoz ose të paaftë për t’u përqëndruar, mund t’ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ndjenja e të ftohtit

Duart dhe këmbët e ftohta mund të jenë pasojë e anemisë nga mungesa e hekurit.

Njerëzit me anemi kanë qarkullim të dobët të gjakut në të gjithë trupin e tyre sepse nuk kanë mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të siguruar oksigjen në indet e tyre.

Dëshira për të ngrënë akull

Një tjetër simptomë e mungesës së hekurit është një dëshirë e fortë për akull.

Kjo gjendje, e quajtur pagofagia, është një çrregullimi që i bën njerëzit të hanë substanca që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese.

Një studim i botuar në revistën Medical Hypotheses sugjeron se ngrënia e akullit mund të rrisë energjinë e atyre që vuajnë nga mungesa e hekurit.

Nevoja për të lëvizur këmbët

Disa njerëz që vuajnë nga mungesa e hekurit përjetojnë një çrregullim neurologjik që shkakton një dëshirë të parezistueshme për të lëvizur këmbët. Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje të mprehtë, mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy