Miftaraj: Kurti duhet të jetë shembull për qytetarët, ta respektojë kërkesën e Prokurorisë

by Nexhat

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se thirrja e kryeministrit, Albin Kurtit për intervistim nga Prokuroria Speciale nuk lidhet me procesin zgjedhor.

Ai gjithashtu tha se kjo ftesë që i është bërë Kurtit për intervistim  në cilësinë e dëshmitarit nuk ‘’duhet të parë si presion as nga ana e Prokurorisë po si një obligim i Prokurorisë për kryerjen e punës së tyre’’

banner

‘’Aspak nuk lidhet me procesin zgjedhor, fushata ende nuk ka filluar fillon në muajin janar’’, tha Miftaraj.

Sipas Miftarajt, Kurti duhet të jetë shembull për të tjerët duke iu përgjigjur kësaj ftese.

‘’Kryeministri i vendit do të duhet të jetë shembull për qytetarët tjerë sepse kërkesat e institucioneve të drejtësisë për tu intervistuar edhe si dëshmitar duhet të respektohen dhe të përçohet mesazhi se të gjithë jemi për sundim të ligjit’’, tha Miftaraj. /RTV21

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy