Senatori Peters: Autoritetet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, të gjithë të punojnë kundër dhunës

by Nexhat

Senatori amerikan Gary Peters ka reaguar duke shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirrje autoriteteve lokale që të përmbahen nga veprimet siç thotë ai agresive ndaj protestuesve paqësorë.

Përmes një reagimi në platformën X, Peters u bëri thirrje të gjitha palëve në terren që të punojnë për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme.

banner

Ai theksoi se në shtetin e Miçiganit jeton një komunitet i madh dhe aktiv i shqiptaro-amerikanëve, për të cilët zhvillimet në Shqipëri kanë rëndësi të veçantë.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës në Shqipëri. Autoritetet vendore duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, dhe të gjithë ata që ndodhen në terren duhet të punojnë për të ulur tensionet dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme”.

“Miçigani është shtëpia e një komuniteti të fortë dhe gjallërues shqiptaro-amerikan, dhe e di se këto zhvillime janë shumë personale për shumë banorë të Miçiganit. Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tyre themelore dhe mbron sundimin e ligjit. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të avokoj për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy