18
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet solidarizuese pas ngjarjes së rëndë në Magdeburg.
Rohde ka përmendur edhe koncertin në Gjakovë duke thënë se ajo cka ka me të vërtetë rëndësi është paqja dhe dashuria e jo urrejtja e dhuna.
“Dua ta falënderoj Kosovës për të gjitha mesazhet solidarizuese në dy ditët e fundit. Pikëllimi i thellë pas ngjarjeve në Madgeburg, por edhe mirënjohje për momentet e rëndësishme dje në koncertin tonë të Krishtlindjeve në Gjakovë, duke na kujtuar at që ka rëndësi: Dashuria dhe paqja, jo dhuna dhe urrejtja”, ka shkruar ai