KQZ certifikoi edhe 16 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe mbetet jashtë

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot për certifikimin edhe të 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Paraprakisht, KQZ-ja më 18 dhjetor kishte vendosur për certifikimin e pjesës së parë prej 11 subjekteve politike, me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.

banner

“Në përgjithësi, numri i subjekteve politike të certifikuara është 27, prej të cilave: 19 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të certifikuar nga KQZ dhe që përfaqësojnë këto subjeke politike është 1,232 kandidatë”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në mbledhjen e sotme u vendos që Lista Serbe të mos certifikohet për zgjedhjet e radhës.

Më poshtë, lista e të gjitha subjekteve politike të certifikuara nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy