Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë 

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokuroria Speciale është e interesuar ta marrë dëshminë e kryeministrit Kurti lidhur me rezervat shtetërore, ajo duhet t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit të tij, që të intervistohet në zyrën e tij.

Në një konferencë për media bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, Haxhiu ka deklaruar se nuk është hera e parë që ndodh e njëjta gjë, por ka shtuar se nuk dëshiron të flasë më shumë lidhur me këtë

banner

“Kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim, përkundrazi kryeministri Kurti ka shprehur gatishmëri që kërkesa e tyre të realizohet. Kabineti i kryeministri i ka propozuar tri data se kur mund të realizohet kjo kërkesë bazuar në agjendën e kryeministrit Kurti, dhe tashmë gjatë kësaj jave kanë mbetur dy data që kabineti i kryeministrit i ka propozuar Prokurorisë Speciale. Nuk ka asnjë arsye që prokurorët që thuhet se janë të interesuar që të marrin dëshminë e kryeministrit Kurti për rezervat shtetërore, të refuzojnë kërkesën e kryeministrit Kurti për ta intervistuar në zyre siç ka kërkuar kryeministri. Kjo nuk është hera e parë që kjo ndodh, ka ndodhur edhe në të kaluarën por nuk duam të flasim”, është shprehur Haxhiu.

Sipas saj, Prokuroria Speciale sa herë që ka të bëjë me rastet e qeverisë gjithmonë i rrjedh informacionet. 

“Nuk është diçka e pazakontë, nuk është diçka e paligjshme, prandaj nëse Prokuroria Specisle është e interesuar që ta marrë dëshminë e kryeministrit, lirisht mund t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit Kurti. Prokuroria Speciale me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën tonë, për ta bllokuar punën tonë, për ta dëmtuar LVV-në dhe qeverinë siç zakonshëm kanë bërë”, ka shtuar ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy