Berat Rukiqi i LDK-së ka ironizuar me deklaratën e kryeshefit të KOSTT, Evetar Zeqiri, i cili tha se “sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesë të jashtëzakonshme për shkak të zhvillimit ekonomik që ka ndodhë në vitet e fundit”.
Rukiqi tha se për këtë janë nisur “sistemi elektroenergjetik” nga vendet e zhvilluara për të ardhur në Kosovë “për të përjetuar nga afër zhvillimin e hovshëm ekonomik”.
“Për herë të parë në një vend në botë, Qeveria Kurti, po bën zhvillim të hovshëm ekonomik, komplet wireless: me qirinj dhe terr. 1000 aeroplanë nga Zvicra, Finlanda, Amerika, Italia, Franca dhe Gjermania ja kanë mësyrë Kosovës, për të përjetuar nga afër zhvillimin e hovshëm ekonomik. Ky zhvillim i hovshëm ekonomik, ka karakteristika inovative, pasi që po ndodh me mungesë të hovshme të energjisë elektrike”.