Gjashtë të arrestuar për shkaktim të rrezikut në Prishtinë dhe Prizren

by Merita

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Prishtinë dhe Prizren.

Të martën në lagjen “Ulpiana e re” në Prishtinë bëhet e ditur se pas raportimit për disa të shtëna ma armë zjarri, janë arrestuar katër të dyshuar.

banner

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit të tyre dhe një shtëpie janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 12 kutie të zbrazura të fishekëve, 98 copë fishekë dhe disa gëzhoja.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Prizren janë arrestuar dy persona të mërkurën nën dyshimin se gjatë ndërrimit të mot-moteve dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Në raportin e policisë thuhet se është sekuestruar një pistoletë pa municion. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy