Durmishi: Ura e Badocit është stabile, testimi formal do të bëhet nesër

by informim peje

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se Ura e Badocit është stabile dhe se është projektuar e ndërtuar me standarde të larta.

Durmishi tha se gjatë gjithë fazave janë kryer inspektime profesionale, përfshirë asetet paraprake të materialeve, testimet e vazhdueshme të betonit dhe armaturës deri në finalizimin e saj.

banner

“Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile. Gjatë gjithë këtyre ditëve aty kanë kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër”, tha Durmishi.

Ura e Badocit është lëshuar për qarkullim më 31 dhjetor të vitit që shkoi, teksa ishte e mbyllur për 20 muaj për qarkullimin e automjeteve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy