GJILAN/ Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për vrasje në tentativë, e theri me thikë një person

by Nexhat

Prokuroria në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të dyshuari për “tentim vrasje”.

E.H. dyshohet se më 13 nëntor të vitit të kaluar ka tentuar ta privojë nga jeta L.H. duke e goditur me thikë. Viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan e më pas është transferuar në QKUK.

banner

I dyshuari ka qenë në arrati që nga koha e kryerjes së veprës penale.

“Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më datën 13 nëntor 2024, në Gjilan, i pandehuri E.H., ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin L.H., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake verbale, me thikë e godet të dëmtuarin një herë në pjesën e shpatullës së majtë, ku pasi ndërhyjnë dëshmitarët dhe e largojnë i njëjti ikën nga vendi i ngjarjes, ndërsa, i dëmtuari  si pasojë  e plagës së marrë fillimisht dërgohet në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore transferohet në QKUK.”

Policia sot njoftoi se i dyshuari është arrestuar dje.

“VRASJE NË TENTATIVË- Rr. Isa Boletini, Gjilan / 13.11.2024-20:21. Lidhur me rastin me 13.01.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy