Europa duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj, thotë Polonia

by Nexhat

Europa duhet të “marrë përgjegjësinë” për sigurinë e saj, u ka thënë Polonia vendeve anëtare të BE-së, ndërsa Varshava mban Presidencën e radhës të bllokut në një kohë të pasigurisë gjeopolitike në rritje.

Polonia ka filluar Presidencën e saj gjashtëmujore ndërsa Donald Trump përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke premtuar se do t’i japë fund me negociata luftës së Rusisë në Ukrainën fqinje dhe kërcënoi se do të pushtonte Grenlandën duke përdorur forcën ushtarake.

banner

“Ekziston ndërgjegjësimi midis vendeve europiane se muajt e ardhshëm do të jenë një kohë shumë e vështirë … Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se ky moment i veçantë është koha e duhur për të thënë me zë të lartë se është koha për të marrë përgjegjësinë për të ardhmen tonë dhe sigurinë tonë”, tha ministri për Europën i Polonisë, Adam Szłapka, në një intervistë oër Guardian në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme në Varshavë,

“Siguria është diçka për të cilën duhet të mendojmë çdo ditë,” tha ai.

“Nuk ka të bëjë vetëm me forcimin e aftësive tona të industrisë së mbrojtjes. Bëhet fjalë gjithashtu për sigurinë e brendshme… për sigurinë energjetike dhe sigurinë ekonomike”.

Polonia tashmë është një nga lojtarët kryesorë europianë në përgjigjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Përvoja historike e Polonisë me Rusinë e ka bërë atë mbështetëse agresive të politikës europiane ndaj Moskës dhe pas vitesh të tëra që u hodhën poshtë nga shumë politikanë në Europën Perëndimore, Varshava ndihet e shfajësuar tani që pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës ka nxitur një rimendim të madh të politikës ruse në pjesën më të madhe të kontinentit

“Ne kurrë nuk kemi qenë naivë për sa i përket Rusisë. Ne gjithmonë përpiqeshim të bindnim partnerët tanë se Rusia është një kërcënim real për stabilitetin tonë, demokracinë tonë, institucionet dhe sigurinë e Bashkimit Europian… Ne po i sinjalizonim këto gjëra për shumë vite dhe mendoj se vetëm tani u bë diçka krejtësisht e qartë për vendet e tjera”, tha Szłapka.

Polonia ka marrë presidencën e radhës të BE-së nga Hungaria, ku udhëheqësi i vjetër, Viktor Orbán, është përplasur shpesh me Brukselin dhe ka pasur një politikë miqësore ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit.

Orbán e filloi presidencën hungareze me një vizitë në Moskë – të cilën ai e përshkroi si një “mision paqeje” – që zemëroi shumë njerëz në Kiev dhe kryeqytete të tjera europiane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy