ATK-ja konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK-ja kërkon nga MSH-ja marrjen e veprimeve për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

by Nexhat

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka kërkuar opinion ligjor nga Administrata Tatimore e Kosovës lidhur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave.

OFK-ja ka mirëpritur opinionin ligjor të ATK-së, që sipas tyre konfirmohet se çmimi i produkteve farmaceutike duhet të jetë vlera e hapur e tregut, por jo më pak se çmimi i kostos së prodhimit dhe shpërndarjes.

banner

Po ashtu, Oda kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe organet përkatëse të saj të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve për shkak të stokut të tepruar dhe vendimeve të kundërligjshme që ndodhin në këtë proces.

“Oda e Farmacistëve të Kosovës, mirëpret opinion ligjor të ATK-së, me të cilin konfirmohet se çmimi i produktit duhet të jetë vlera e hapur e tregut, por jo me pak se çmimi i kostos.

OFK fton edhe njëherë Ministrinë e Shëndetësisë dhe organet vartëse të saj nga ndërmarrja e veprimeve për stokun, me të cilat dëmtohen barnatoret në implementimin e vendimeve të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e OFK-së

OFK-ja shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera të rëndësishme, për të siguruar implementimin e ligjshmërisë së këtij vendimi në terren

Ndryshe edhe Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës (SHDPFMK) ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) për përcaktimin e çmimeve të barnave, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që ky vendim mund të ketë në tregun farmaceutik dhe furnizimin me barna në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy