Policia thotë se ka gjetur armatim në një kotec pulash, shoqërohet në polici një 68 vjeçar

by Nexhat

Policia e Kosovë, dega e Mitrovicës së Veriut ka lëshuar një komunikatë ku ka treguar se kanë gjetur armatim në një kotec pulash.

Në komunikatë thuhet se në polici është shoqëruar një 68-vjeçar.

banner

Policia ka treguar se çfarë është gjetur përfshirë edhe armë të gjata AK-47.

Më poshtë komunikata e plotë:

Me datën 04.02.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës në qytetin e Mitrovicës Veriore. Gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar:

•             Një armë te gjatë – AK-47,

•             Dy (2) karikator të së njëjtës armë me nga (tridhjetë) 30 fishek,

•             Katërqind e shtatëdhjetë e tre (473) fishek të pistoletës,

•             Dyzet (40 ) fishek të armës së gjuetisë,

•             Njëqind e njëzet e dy (122) fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë,

•             Një (1) thikë taktike,

•             Një (1) komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe

•             Një (1) çantë e zezë.

Në lidhje me rastin në Stacion Policor është shoqëruar i dyshuari Z.T i moshës 68 vjeçare i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për luftim të dukurive negative dhe ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy