Rasti i asamblistit, LDK në Viti: Ka qenë me vëzhgues të BE-së, sulmuesit janë të VV’së

by Nexhat

Hasan Aliu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Viti, ka dhënë detaje rreth sulmit fizik ndaj asamblistit të kësaj partie që ndodhi sot, nga ana e disa siç thonë nga kjo parti, militantë të Lëvizjes Vetëvendosje,

Aliu në një prononcim për Gazetën Express, ka deklaruar se asamblisti i LDK-së, ka qenë në shoqërim të vëzhguesve të Bashkimit Evropian në momentet që ka ndodh sulmi ndaj tij.

banner

Ai ka shtuar edhe se, sulmuesit janë nga VV-ja, dhe se, ende s’dihen arsyet e sulmit.

‘‘Ka ardhë pikërisht nga nja tre qytetarë të Pozhoranit, ku dy po më duket janë të përfshirë në sulm fizik. I sulmuar është këshilltar i kuvendit komunal të Vitisë, është njëherit kryetar i këshillit të fshatit në Pozhoran. Ka qenë në shoqërim me vëzhguesit e Bashkimit Evropian, dhe ata papritmas kanë dalë dhe e kanë sulmu. Aty kanë qenë edhe policia, dhe dytë janë izolu nga ana e policisë dhe janë në polici. Ndërsa i sulmuari është në trajtim të spitalit regjional në Gjilan. Janë të subjektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje. Kam bisedu drejtpërdrejt më të sulmuarin, me ka thënë se: Unë jam kanë tu kalu, veç kanë vrapu se kam ditë as me kë e kanë dhe më kanë ra’’, ka thënë ai 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy