Në KQZ janë përpunuar mbi 99% e vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku Vetëvendosja doli fituese, por me rezultat më të ulët se më 2021.
Me 2,512 vendvotime të numëruara nga gjithsej 2,533 sosh, VV prin me 40.83%, PDK e dyta me 22.15%, LDK me 17.59% dhe AAK-NISMA me 7.47%.
Në bazë të këtyre rezultateve, në parlamentin e ri VV do të ketë 46 deputetë nga 58 sa kishte më 2021. PDK shkon në 25 deputetë, ndërsa LDK merr 20 sosh. AAK-NISMA për momentin kanë 9 deputetë, por për shumë pak vota mund ta humbin njërin dhe ta marrë VV-ja.
Në total, opozita ka 54 deputetë, ndërsa partia e Albin Kurtit ka 46 sosh. Votat e diasporës mund të kenë ndikim në këtë rezultat, por prapë gjasat janë të mëdha që në fund opozita të ketë më shumë vota se pushteti.
![](https://informim.net/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ulese.png)