Misioni paqeruajtës i NATO-s tha në një njoftim se ushtarë “kryen një patrullë rutinë” për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në atë zonë.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
KFOR-i thekson si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i përsëriti se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)