Sa vota ka siguruar deri tash kandidati i LDK’së për deputet Lutfi Haziri

by Nexhat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, sipas trendit të numërimit të votave në nivel të Republikës, pritet t’i ketë mbi 30 mijë vota, raporton Mediafokus.info.

Deri tani, sipas burimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nënkryetari i LDK-së ka marrë 22.700 vota, kur kanë mbetur pa u procesuar edhe afro 20 përqind e votave të numëruara.

banner

Marr parasysh edhe votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të diasporës, numri i votave të Hazirit do të rritet tutje.

Sipas Mediafokus.info, po ashtu, Haziri është bindshëm kandidati për deputet më i votuar në Anamoravë.

Kjo është legjislatura e tretë në të cilën kreu i Degës së LDK-së në Gjilan ka marrë numër të lartë të votave.

Nënkryetari i LDK-së ishte deputet në dy legjislatura, 2007-2010, si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë dhe 2010-2013

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy