Asnjë Shqiptar në Agjencitë e Intelegjencës në Maqedoninë e Veriut, kjo ska ndodhur që nga viti 2001

by engel

BDI nëpërmjet një kumtese për media thotë se për herë të parë që nga viti 2001, asnjë pozicion drejtues — drejtor, zëvendësdrejtor apo ndihmësdrejtor në tre agjencitë kryesore të sigurisë së shtetit, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake, nuk mbahet nga shqiptarët.

Nga BDI thonë se “ky përjashtim nuk është thjesht një akt diskriminimi ndaj një populli që përbën shtyllë të stabilitetit të brendshëm dhe euroatlantik të vendit, por sipas tyre është spastrim i qëllimshëm, i mirëmenduar”.

banner

“Informacionet e besueshme që flasin për punësimin masiv të dhjetëra, në mos qindra personave joshqiptarë në pozicione kyçe brenda shërbimeve sekrete, janë dëshmi se ky nuk është thjesht një proces administrativ, por një strategji për të kthyer agjencitë e sigurisë në instrumente të kontrollit politik dhe etnik, duke minuar në themel parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë. I bëjmë thirrje NATO-s, Bashkimit Evropian dhe gjithë faktorëve ndërkombëtarë që njohin dinamikat e sigurisë në Ballkan, të ndërhyjnë menjëherë dhe të mos lejojnë që ky spastrim të kalojë në heshtje”.

“Përjashtimi sistematik i shqiptarëve nga strukturat e sigurisë nuk është vetëm një goditje ndaj një populli të caktuar — është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin, kohezionin ndër-etnik dhe orientimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Pasojat e kësaj qasje të papërgjegjshme mund të jenë dramatike dhe gradualisht të rikthejnë mosbesimin e thellë mes shqiptarëve dhe shtetit, e në veçanti ndaj strukturave të sigurisë”, thonë nga BDI.

Në fund thonë se “është koha për veprim të mençur dhe të shpejtë, për të parandaluar kthimin e praktikave të së kaluarës që kanë prodhuar vetëm ndarje, pasiguri dhe destabilitet”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy