Alban Hyseni njofton se nesër do të votohet buxheti për vitin 2025, ka marrëveshje

by engel

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se buxheti për vitin 2025 do të votohet nesër, pas arritjes së një mirëkuptimi me opozitën.

Ai ka njoftuar se seanca urgjente e paralajmëruar për sot është anuluar, ndërsa nesër në ora 10:00 do të mbahet seanca e radhës me pikën e vetme të rendit të ditës – shqyrtimi dhe miratimi i projektbuxhetit.

banner

Hyseni ka përshëndetur reflektimin e grupeve opozitare (LDK dhe PDK) për tejkalimin e situatës së krijuar, duke shprehur bindjen se buxheti i qytetit do të miratohet.

Statusi i plotë:

Buxheti i qytetit do të votohet nesër.

Pas takimit të fundit në KPF, më është kërkuar të anuloj thirrjen për seancën urgjente të orës 16:00, e cila tashmë është anuluar.

Gjithashtu, në KPF u pajtuam që nesër, më 27.02.2025, si Kryetar i Komunës të thërras seancën e radhës urgjente, me fillim nga ora 10:00. Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe aprovimi i projektbuxhetit për vitin 2025, të propozuar nga Kryetari i Komunës.

Përshëndes reflektimin e opozitës (LDK dhe PDK) si dhe arritjen e mirëkuptimit për të zgjidhur situatën e krijuar me buxhetin prej tashmë 7 muajsh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy