“Kacafytja” Geci-Krasniqi, në QNR thirren forca të shtuara të policisë

by Nexhat

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), edhe sot raportohet se ka ndodhur një incident.

Sipas gazetës “Nacionale”, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit.

banner

Gjatë konfrontimit, sipas raportimeve, Geci i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “Ju të gjithë jeni rrenca”.

Pas incidentit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë edhe Gani Geci.

E sipas burimeve të Klanit, në QNR janë thirrur ekipe shtesë të Policisë së Kosovës, pikërisht për shkak të pranisë së familjes Geci dhe Alban Krasniqit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy