Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Gjatë takimit, kryetarja Haxhiu theksoi përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.
Vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjeve që ndërlidhen me Planin e Rritjes, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e mirëfilltë dhe miratimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.
Në përfundim, kryetarja Haxhiu falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar më tej këtë bashkëpunim.

