KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

by Nexhat

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u paraqitur në ambientet e Prokurorisë Speciale në rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”.

Sipas KDI-së, ky veprim minon parimin e sundimit të ligjit dhe barazisë para tij, duke krijuar përshtypjen se zyrtarët e lartë mund të shmangen nga detyrimet ligjore.

banner

Organizata thekson se insistimi i Kryeministrit që dëshmia e tij të zhvillohet në zyrën e tij dhe jo në Prokurori përbën precedent të rrezikshëm dhe bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi.

“Sundimi i ligjit nënkupton se askush, pavarësisht pozitës apo funksionit, nuk gëzon trajtim të veçantë përballë institucioneve të drejtësisë. Nëse kreu i Qeverisë mund t’i shmanget thirrjeve të Prokurorisë, atëherë ky veprim mund të legjitimojë një praktikë të tillë edhe për zyrtarët e tjerë publikë apo qytetarët e zakonshëm,” thuhet në reagimin e KDI-së.

Instituti thekson se në një demokraci funksionale, udhëheqësit institucionalë duhet të japin shembullin më të mirë në respektimin e ligjit.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Kurti që të paraqitet pa kushte në Prokurorinë Speciale, duke vlerësuar se ky veprim do të forconte besimin e publikut në institucione dhe do të tregonte se askush nuk është mbi ligjin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy