Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

by Nexhat

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka reaguar lidhur me incidentin e grisjes së Kuranit në Prizren, duke e cilësuar atë si një çështje që duhet trajtuar me seriozitet dhe pa emocione nga organet e sigurisë.

Në një deklaratë, ai thekson se përdorimi i besimit fetar për të përçarë një shoqëri është një strategji e njohur që është përdorur nga shërbime inteligjente në kontekste të ndryshme historike dhe moderne.

banner

“Kjo strategji ka qenë e përdorur nga disa shtete dhe grupe, duke përfituar nga ndasitë fetare për të arritur qëllime të ndryshme politike, ushtarake apo ideologjike”, ka deklaruar ai.

Sipas Shalës, manipulimi i narrativave fetare, përdorimi i teknologjisë për të përhapur propagandë dhe krijimi i liderëve të rremë fetarë janë disa nga taktikat që mund të shfrytëzohen për të nxitur përçarje dhe tensione

Ai përmendi edhe shembuj historikë si lufta civile në Jugosllavi dhe aktivitetet e grupeve radikale në Lindjen e Mesme për të ilustruar se si këto strategji janë përdorur për të ndikuar në shoqëri dhe politika globale.

Në përfundim, Shala thekson se përdorimi i besimit fetar për të krijuar ndasi është një mjet i fuqishëm manipulativ që mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin e një shoqërie.

Për këtë arsye, ai apelon që rasti në Prizren të trajtohet me kujdes të veçantë dhe të analizohet në mënyrë të thelluar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy